Futboll

Kika i kërkoi tri pikë ndaj Trepçës, ky është vendimi

Komisioni i  Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 29-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Trepça” – KF “Kika” konstatoi se KF “Kika” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e ndeshjes në bazë të nenit 53  të Rregullores së Garave, andaj konform nenit 60 paragrafi 6 i Propozicioneve të Garave, nxori këtë:

V E N D I M

Refuzohet ankesa e KF “Kika” si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 29-të e Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF “Trepça” – KF “Kika”, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:0 në favor të KF “Trepça”.

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Trepça” – KF “Kika” e vlefshme për javën e 29-të të Ligës së Parë të Kosovës, konstatoi se KF “Kika” ankesë në parregullsinë e paraqitjes së 6 lojtarëve të KF “Trepça” të aktivizuar pa kontroll mjekësore.

Gjatë administrimit të provave KG  ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e takësuar dhe i përmbushur të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga KG.

Pas shikimit dhe verifikimit  të shkresave në lëndë, KG  konstatoi se lojtarët e apostrofuar në ankesën e KF “Kika” kanë pasur kontroll të rregullt mjekësor; Fatos Mustafa, Genc Cimili, Eris Nimani, Enes Çitaku, Halil Gucati  dhe Enis Zabërgja e kanë të kryer kontrollën mjekësore në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, andaj nuk kemi shkelje të nenit 53 të Rregullores së Garave, kështu që refuzohet ankesa e KF “Kika” si e pabazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1-0 në dobi të KF “Trepça”.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

You Might Also Like