Kika e Hogoshtit ka mundur Dardanën në një ndeshje miqësore që është zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Hogoshtasit, që janë përforcuar këtë dimër, kanë mundur me rezultat 1:0 me golin që e ka shënuar Vllaznim Jashari në minutën 17.
Mbrojtja e Kikës, që është përforcuar me ardhjet e reja sidomos me ardhjen e ish-mbrojtësit të Gjilanit, Kujtim Dubova i ka bërë ballë ekipit të Dardanës.
Edhe në pranverë pritet që ekipi i Kikës të jetë më i qëndrueshëm dhe të ngjitet më lart në tabelë.