Nga : AZIZ ZUKA
Edhe pse pas përfundimit të stinorit vjeshtor shumë nga spardashësit por edhe nga qytetarët e Pozharanit ishin teper skeptik se KF Vllaznia, klubi I tyre I zemrës dhe I dashurisë, me traditë mbi 46 vjeqare,/ bazuar në pozitën që ishte në vjeshtë/ do të arrinë të mbijetoj,kjo nuk ndodhi. Vllaznia jo vetëm që mbijetoi nga rënja por e tejkaloi edhe barazhin duke u renditur në vendin 12 në tabelën e klasifikimit.
Këtë thonë sportistët dhe fansat Ultras tigrat e Vllaznisë ,mundë ta bënë vetëm një klub siq është Vllaznia e Pozharanit e cila me një organizim shumë më të mirë të klubit në pranverë arriti të grubmulloj pikët e mbijetëses dhe të tejkalojë krizën në të cilën ishtë në vjeshtë.
Ardian Kurteshi, president I klubit të bashku edhe me anëtarët e Kryesisë, në pranverë iu përveshën punëve dhe arritën që klubi pozharanas të mijetoj rënjës dhe barazhit dhe të mbetet në Ligën e parë.
Të kthehemi pak në disa shënime nga stinori vjeshtor,për shumë arsyera Vllaznia arriti rezultate shumë të dobëta,kështu në vjeshtë e përfundoi në vendin e fundit me vetm 8 pikë të tubuar dhe atë me vetëm 2 fitore dhe dy barazime nga 16 ndeshjet e vjeshtës!!.Kështu që shumë kush Vllazninë e kishin “”shlyer”” si anëtarë të Ligës së parë, pasi që ekipet tjera pos Bashkimit të Korretinit që kishte tubur 9 pikë, në vjeshtë ishin larguar shumë largë me gumbullim të pikëve nga Vllaznia.
Por kjo si duket nuk paraqiste ndonjë problem te Kryesia e klubit.Gjatë afatit kalimtar të Janarit, klubi arriti të sjell disa pruerje të reja të lajtarëve siq janë portiere I njohur Petrit Tahiri, pastaj eshte rikthyer Leonard Kallaba,Karaxha, Pantina ,Byqmeti, Salihu, Jurgen Gjini nga Flamurtari I cli është edhe golashenuesi më I mirë I skuadrës,pastaj Demirov nga Shkupi e të tjerë të cilët së bashku me të tjerët i dhanë shpirt dhe zemer klubit dhe më shumë seriozitet dhe nderë mbrojtën ngjyrat e Vllaznisë, ngjyra këto të cilat i bartën shumë e shumë gjenerata të këtij klubi gjatë tradtës së saj 46 vjeqare kur është themeluar ky klub.
Nt/ Dy tri fjalë edhe për Fansat e Vllaznisë “Ultras tigrat” të prirë nga kryetari grupit Jeton Zuka
Në sukseset e klubit gjatë stinorit pranveror padyshim se kanë ndikuar edhe përkrahja e fansave të grupit “”UT Tigrat”” të cilët si vendas dhe si mysafir kanë përcjell dhe kanë bërë tifo me korrektësi për klubin e tyre të zemrës duke e ndihmuar klubin në momentet më të vështira.
9
Box/ Po cilat janë sukseset e pranverës të Vllaznisë ?
Vllaznia e nisi stinorin pranveror furishëm si vendas mundi Istogun me rezltat 2:0 ndërkaq si mysafir në Korretin barazoi me Bashkimin, pastaj ,mundi të gjithë rivalët si vendas si Vushtrrinë, Arbrinë,Ramiz Sadikun,Onix-n etj dhe ka barazuar si vendas vetëm me Vllaznimin duke luajtur pa gola, por si mysafir mori tri pikë me rezultat zyrtar nga 2.Korriku si dhe e mundi si mysafir Vitinë në ndeshjën e parafundit me rezultat 1:0 dhe në fund mundi Trepcen me 2:0 dhe tuboi 34 pikë duke u renditur në vendin e 12 në tabelë me 10 fitore dhe vetëm 4 barazime.
9
Vllaznia në vjeshtë kishte vetëm 8 pikë kurse në pranver tuboi hiq më pak se nga 14 ndeshjet 26 pikë dhe është në vendin e dytë në renditje pas Vushtrrisë si ekip me I sukseshëm pasi Vushtrria tuboi 30 pikë.Ajo qka vlenë të theksohet dhe është karakteristike për stinorin pranveror për pozharanasit është se Vllaznia me portjerin Tahiri në portë, nuk ka marrë asnjë gol si vendase në lojë më skuadrat mysafire por edhe si mysafire, kur ka pësuar humbje humbjet e saj ishin me rezultat minimal.
Pra kjo është Vllaznia e cila gjatë kampionatit 2017/18 ishte edhe anëtare e Supërliges, por që meq të gjitha ndeshjet në Supërligë si vendase dhe si mysafire në mungesë të fushës i zhvillonte në Gjilan, prandaj edhe kjo ishte një hendikep I madhe për skuadrën pozharanase, skuadër kjo për të cilën jetojnë Pozharanasit, lokalitet ky që i ngjanë një qyteze të vertet dhe është me numër të banorve më i madhi në Anamorave dhe mbase edhe në Kosovë.