ZGJEDHJET 2025

Koalicioni “Për familjen” mbajti tubim madhështor në Gjilan

Koalicioni “Për familjen” ka mbajtur tubimin qendror në Gjilan, në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës, të cilën e kanë mbushur përplot, shkruan kryelajmi.com.

Në tubimin në të cilin ishin pjesëmarrës edhe Uilliam Uolker, i cili si ambasador i OSBE-së sensibilizoi botën për masakrat që po ndodhnin në Kosovë, kërkoi që të votohet ky koalicion, ngase sic tha ai, në të ka njerëz që do të punojnë dhe ia duan të mirën shtetit të Kosovës.

I pari nga ky koalicion pjesëmarrësve u është drejtuar dr. Ferid Agani, i cili ka thënë se në Gjilan gjithmonë ka patur figura që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe ka shtuar se Koalicioni “Për Familjen” dhe programi i saj po sulmohen, por megjithatë ky koalicion nuk do të ndalet e do të punojë për vlerat familjare dhe ka kërkuar familje të shëndoshë, me shumë fëmijë që do të rriten me vlerat kombëtare. Ai tha se Koalicioni “Për Familjen” do të angazhohet kundër korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, krijimit të zonës ekonomike, lehtësimeve fiskale, përkujdesje për personat me nevoja të veçanta, uljes së moshës së pensionimit për gratë dhe ku familja do të jetë në qendër.

Fatmir Smajli, ka qenë teket kritik ndaj padrejtësive që po i bëhen Koalicionit “Për Familjen” dhe ka thënë se nuk ka agjendë, pushtet e gjoba që mund ta ndalin këtë koalicion. Ai ka thënë se dashuria për familjen është rruga më e mirë drejt suksesit, andaj siç ka thënë me besimin në Zot ky koalicion do të ec përpara.

Selim Pacolli, ka thënë se është familja ajo që është me shenjta e jona, kurse për Anamoravën tha se ajo është vatra e qindra dëshmorëve. Pacolli ka kritikuar qeverisjen e tashme që siç tha e ka lënë shumë keq Gjilanin dhe tha se me Koalicionin “Për Familjen”, Gjilani e Anamorava do të trajtohen me prioritet.

Eman Rrahmani, bartës i listës së Koalicionit “Për Familjen”, pasi ka folur për censurën e dënimet që po i jepen këtij koalicioni, ka shtuar se nuk ka forcë që do t’i ndalin, ngase ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Ai ka kërkuar që të mbrohet emri nënë, baba, vëlla, motër… dhe ka shtuar se agjendës kundër njeriut po i vije fundi dhe e pa vërteta po shfaqet hapur dhe në Kuvend nuk do të lejohet të shitet dinjiteti i familjes.

“E kemi amanet që t’i mbrojmë këto vlera. Në do të qëndrojmë pranë, me e për familjen. Ripërsëris se është turp e marre që t’u jepen fonde organizatave që cenojnë familjen tonë e në qeveri ashtu siç i ndalëm më herët ligjet që cenojnë familjen, sërish do t’i ndalojmë, ngase nuk mund të mashtrohen qytetarët”, ka thënë Rrahmani.

Në këtë tubim janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga kjo anë: Imrane Morina, Milaim Sylejmani, Valmir Sinani, Jetmir Sherifi, Shemsedin Ramushi, Mrika Krasniqi – Shala dhe Festina Kurteshi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like