Edhe përkundër faktit se komuna e Vitisë në këto ditë kur shumë komuna të Kosovës janë goditur nga vërshimet me përmasa të mëdha kurse kjo komuna kragasuar me to është më pak e goditur në një prononcim për media, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti tha se ai si edhe deri tash do ti kushtoi rëndësi të veçantë pastrimit, hapjes dhe mirëmbajtjes së kanaleve, përroskave dhe lumenjve. Kjo ka ndikuar që kjo komunë të mos këtë dëmtime nga vërshimet përderisa shumica e komunave në Kosovë janë përballur me vërshime.
Megjithatë, kjo komunë sot ka bërëdisa intervenim të vogël në mesin e tyre edhe Pozharan, konkretisht në vendin e quajtur “ Të ura e Kurteshit”. Ndryshe, Kryetari Haliti theeksoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj të tregoj një përkujdesje të madhe në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve, përroskave dhe shtratit të lumit “Morava e Binçës”, pra aty ku ka pas vërshime këto ditë. Aziz Zuka