Komuna e Vitisë, përmes Komitetit Komunal për Emergjenca dhe Qendrës Operative Emergjente Komunale, po vazhdon menaxhimin e situatës së krijuar në këtë komunë për shkak të pandemisë COVID-19.Ky vlrësim u dha sot në takimin e radhës të këtij Komiteti që është kryesuar nga kryetari I Komunës Sokol Haliti e ku prezentonin edhe përfaqësuesit e dy organizatave humanitare Kryqit të Kuq dhe “”Nëna Tereze”. ”Ndonëse në Viti deri me tani kanë qenë të konfirmuar 7 raste me koronavirus dhe në karantinë janë të vendosur fshati Stubëll dhe territori i kësaj komune, deri me tani nuk ka më raste të reja të konfirmuara me këtë virus. Megjithatë kjo komunë po mbanë takime të vazhdueshme për menaxhimin e kësaj situate, ku në krye të saj pandërprerë po merret kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë , këtij takimi që u mbajt sot tha se vlerëso shumë angazhimin që është duke u bërë për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19 dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë që ky virus të mos përhapët më shumë në këtë komunë. Ai theksoj se fal donatorëve të shumtë në Viti, janë shpërndarë deri me tani mbi 1300 pako ushqimore dhe higjienike. Gjithashtu ditë më parë kjo komunë përmes Kuvendit Komunal të Vitisë, ka marrë vendim për ndarjen e 100 mijë eurove për menaxhimin e situatës emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19.
“ Si komunë po bashkëpunojmë me të gjithë që sa ma mirë të menaxhojmë këtë situatë. Fatmirësisht nuk kemi raste të reja të konfirmuar me Koronavirus dhe kjo falë punës së komitetit, QKMF-së, Policisë dhe në veçanti falë respektimit të rregullave nga qytetarët e komunës së Vitisë. Por megjithatë ju bëjë thirrje qytetarëve tanë të ju përmbahemi rekomandimeve të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ISHKP-së dhe të institucioneve të tjera. Kjo gjë është në të mirën tonë të përbashkët”, u shpreh Kryetari Haliti.
Ai gjithashtu potencoi se kjo komunë po vazhdon të bashkëpunoj edhe me këshillat e fshatrave, policinë, zjarrfikësit, mjekët dhe të gjithë të tjerë me qëllimin më të mirë që mos të këtë raste të reja e të prekurve me koronavirus.
Në komunën e Vitisë, me vendim të kryetarit të komunës të marrë me 13.03.2020 Qendra Operative Emergjente që po vazhdon punën pandërprerë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo qendër përbëhet nga përfaqësues të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Policisë, Kryqit të Kuq, Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit dhe Zyrës për Informim Publik si dhe vullnetarisht në ndihmë ka dalë edhe Tefik Salihu nga shoqërisë civile në Viti.Aziz Zuka