Sot, ne si opozitë partiake, Dega e PDK-së në Gjilan, dëshirojmë të adresojmë disa kritika ndaj veprimtarisë së Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Në këtë kohë të rëndësishme për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, është e rëndësishme që problemet reale të adresohen me seriozitet.
🔹Së pari, na shqetëson mungesa e transparencës dhe dialogut të hapur me qytetarët. Ndërhyrjet në politika urbane të Gjilanit, Plani Zhvillimor Lokal dhe Urban dhe vendimmarrja lokale nuk duhet të jenë procese të fshehta, por duhet të konsultohen me qytetarët dhe të shpjegohen në mënyrë të qartë.
🔹Së dyti, ka një mungesë të dukshme të përkushtimit për zgjidhjen e problematikave të qytetit tonë. Shumë prej sfidave që përjeton Gjilani, si infrastruktura e dobët, transporti publik i parealizuar dhe intervenimet e vonuara në riparim të rrugëve lokale, kanë mbetur pa zgjidhje të qëndrueshme për një kohë të gjatë.
🔹Po ashtu, kemi vërejtur mungesën e përkushtimit për luftimin e militantizmit partiak në punësim, NPL “Tregu” dhe kudo tjetër.
🔹Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka fituar mandatin e kaluar me shpresa të mëdha e premtime të parealizueshme. Brenda mandatit, në vend se të realizonte ato që ka premtuar, doli për çdo javë duke premtuar ato që i kishte premtuar në fushatë zgjedhore dhe disa të reja. Shumica e projekteve u zvarritën pa asnjë arsye. Shumica e projekteve ekzistuese, ende të pafinalizuara, po dëmtohen rëndë, siç është sheshi ekzistues. Shumë premtime boshe, me video të realizuara me kompjuter. Me kompjuter, sot, mund të bësh gjithçka, por mbesin larg realitetit.
Brenda mandatit të tij, zor se do të mund të realizojë këto projekte të mëdha, kur e dimë se nuk po mund të realizojë as projekte të vogla.
🔹Në këtë moment, ne si opozitë partiake, ftojmë autoritetet lokale të Gjilanit, të përqendrohen në prioritetet reale të qytetit dhe të punojnë për të adresuar nevojat e qytetarëve në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
🔹Ne besojmë në fuqinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një Gjilan më të mirë për të gjithë, dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë drejtim, duke kritikuar qeverisjen lokale, bazuar në fakte dhe argumente, e lojëra ditore politike.