OPINION

KONKURENCA NËNKUPTON KUALITET

Arsimimi është pronë publike dhe nuk ndahet në privat dhe publik, por vetëm në arsimim efikas e kualitativ dhe arsimim të keq

  Dr. Selim Sylejmani, profesor i rregullt në AAB

Nëse Kosova dëshiron ta arrijë botën e zhvilluar, për këtë ka nevojë për kuadro të arsimuara, kurse për ta arritur këtë nevojitet një sistem efikas dhe kualitativ arsimor, posaçërisht ai i lartë. Ku është vendi në këtë sistem për universitetet private?

Shkas për këtë shkrim ishte publikimi për muajin korrik i listës prej rreth 30 mijë institucioneve të arsimit të lartë në botë nga agjencia presitgjioze Ëebometrics. Në këtë listë AAB, me një ngritje prej 1400 pozitash dhe UP, me një rënie të lehtë, edhe në edicionin e muajit korrik dalin të jenë dy institucionet më të vlerësuara të arsimit të lartë në Kosovë. Duke qenë mësimdhënës edhe një njërin edhe në tjetrin, besoj se më lejohet t’i them disa fjalë lidhur me këto dy institucione tona.

Korriku për maturantët kosovarë thuaja çdo vjet nxjerr në shesh dilemën e kahershme: fakultet privat apo pulbik. Çka do të duhej të ishte dominante në zgjedhjen e njërit apo tjetrit dhe me çfarë qëllimi aplikohet pikërisht në fakultetin privat apo atë pulbik?

Vendet e Bashkimit evropian synojnë që 30 përqind të popullatës të ketë arsimimin universitar, ndërsa në Kosovë kjo pëeqindje ëhstë shumë më e vogël. Prandaj, qëllim strategjik i Kosovës duhet të jetë shtimi i numrit të popullatës me arsimim të lartë dhe rritja e kualitetit edhe në fakultete private edhe në ato publike. Sepse, shtimi i numrit të personave me arsimim të lartë dhe përmirësimi i kualitetit të arsimimit është kusht për zhvillimin e Kosovës dhe integrimet evro-atlanike. Pos kësaj, shtrohet pyetja nëse dhe sa mbesin prapa fakultetet tona me kualitet pas atyre evropiane. Për dallim nga Evropa dhe SHBA, ku kjo gjë nuk diskutohet fare, në Kosovë imponohet edhe një dilemë tjetër: fakultet privat apo publik. Sipas mendimit të ekspertëve kjo dilemë nuk do të duhej të ekzistonte fare, sepse ka vend edhe për të parët edhe për të dytët, madje në lojën e barabartë të konkurencës do të përfitojnë studentët, pastaj me ligj edhe të parët edhe të dytët janë pjesë e arsimimit të lartë.

Çka paraqet dëshmi për kualitetin e studimeve, gjegjësisht me çka konfirmohet kualiteti i studimeve?

Kjo, para së gjithash, nënkupton kuadrin mësimor dhe kompetencat e tij, kualitetin e programeve studimore, kualitetin e teksteve mësimore, kalueshëmrinë e studentëve dhe, më kryesorja, aplikueshmërinë e njohurive të fituara gjatë studimit, gjegjësisht pranimi i diplomantëve në tregun e punës pas mbarimti të tyre.

Themeli i kualitetit megjtihatë janë transmetuesit e diturisë: PROFESORËT

Nga ndarja e thejshtë në fakultet privat apo publik, më e rëndësishme është sa njohuri kualitative fitohet në to. Nuk është e vërtetë që profesorët në fakultetet publike janë më të rigoroz dhe më kërkues, siç nuk është e vërtetë që çdo profesor në fakultet privat është favorizes dhe shumë liberal ndaj studentëve. Kjo nuk qëndron për një arsye të thjeshtë, mësimdhënësit e parë në fakultetet private kanë qenë pikërisht mësimdhënës nga universiteti i vetëm publik, të cilët edhe i kanë “vënë themelet” universiteteve private. Kurse, sa i përket “presionit të pronarëve të fakulteteve private”, dëshiroj të theksoj se duke qenë mësimdhënës shumëvjeçar në fakultet publik dhe atë privat (AAB), më shpesh më ka ndodhur që të kem “intervenca” nga drejtuesit e fakultetit (universitetit) publik se nga pronari i fakultetit privat (me përgjejgësi të plotë morale pohoj që kurrë nuk kam pasur ndonjë “presion” nga pronari, as nga ndonjë prej drejtuesve të lartë në AAB!).

Kualiteti i diturisë që e ofrojnë fakultetet private dhe ato pulbike dallojnë, në radhë të parë, për natyrën e diturisë. Fakultetet publike kryesisht ofrojnë dituri sistematike, konvencionale, strukturore, ndërsa shumica e fakulteteve private ofrojnë dituri moderne, të aplikuar dhe të organizuar. Fakultetet private reagojnë më shpejt edhe ndaj kërkesës së tregut përmes ndryshimit të programeve.

Fakultetet publike kanë “përparësi” dhe do të kenë “përparësi” edhe në të ardhmen, ngase janë nën përkujdesjen e shtetit dhe favorizohen prej tij. Përmes fakulteteve publike shteti e manifeston interesin e tij për profile të caktuara, gjegjësisht financon ato profile të cilat, sipas pikëpamjes së shtetit, janë të nevojshme. Kjo përparësi shpesh di të shndërrohet në “pengesë”, ngase mësimdhënësit nuk kanë nevojë të angazhohen gjithaq në procesin mësimor, mund të punojnë edhe në fakultete të tjera gjatë kohës së rregullt të punës, për shkak të burkracisë evidente mungon institucioni i kontrollit dhe ai i përgjegjësisë, si dhe për shkak të implikimit të politikës në të. Të sigurt për punën e vet mësimdhënësit e universiteteve publike nuk janë fort të interesuar për arritjen e standardeve evropiane, as përmrësimin e vazhdueshëm dhe harmonizimin e standardeve tona me to, as vendosjen e lidhjes më të mirë me tregun e punës, në mënyrë që kualiteti i studimeve të jetë objekt edhe i verifikimit ekstern. Ata merren më tepër me sigurimin e orëve (lëndëve) për mësimdhënës “dosta” se për nevojat e nxënësve, gjegjësisht tregut global botëror. Prandaj, në to plasin skandale të shumta. Të përmendim këtu vetëm aferat e shumta në universitetin publik të Prishtinës, borxhet dhe procedurat gjyqësore shumëvjeçare kundër përfaqësuesve më të lartë të tyre, për shkak të korrupsionit, avancimeve të pamerituara e klienteliste, mashtrimeve me punime shkencore e doktorata të dyshimta, regjistrimeve të jashtëligjshme, shitjes së notave dhe vjedhjes përmes tenderave. Kjo gjë nuk mund të paramendohet në universitetet private.

Në universitetet private (AAB) është kuptuar që në fillim se studentët duhet të jenë në qendër të konceptit të ri të arsimimit të lartë, kurse profesorët të fokusuar në arsimimin e tyre. Koncepti i ri në plan të parë e vë studentin, ai është që arsimohet, kurse ne jemi aty për ta mësuar, trajnuar. Ky zaten edhe është dallimi më i madh ndërmjet universiteteve publike dhe atyre private. Te të parët profesori është “bossi”, kurse sutdentët duhet të vrapojnë pas tyre, t’a informojnë kur ka provim dhe konsultime, ndonëse këto të fundit nuk mbahen thuaja kurrë. Kjo edhe është e pamundur fizikisht, sepse si “superprofesorë” që janë, punojnë në tre-katër vende pune. Ndonëse ligji duhet

të vlejë për të gjithë njëlloj, superprofesorët e sifdojnë atë, sepse janë nën kupolën e shtetit dhe gëzojnë privilegje që janë të paparashikueshme për profesorët e zakonshëm.

Nga ana tjetër, kualiteti nënkupton të fitosh njohuri e cila është aktuale në tregun botëror të punës. Nëse keni diplomë me të cilën mund të gjeni punë, e keni kryer punën, ngase qëllimi i studimit është të kesh kushte më të mira për jetë, kurse njerëzit e arsimuar kontribuojnë për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.

Sipas ligjit mbi arsimimi e lartë, ekzistojnë dy mekanizma të jashtëm për ngritjen e kualitetit, e ata janë akreditimi dhe kontrolli i brendshëm. Nga standardet më të rëndësishëm për akreditimin e institucioneve të larta arsimore janë: standardet e studimeve – institucioni arsimor duhet të ketë numër të mjafuteshëm të progrmave të akredituara studimore. Megjithatë më i rëndësishmi është standardi i gjashtë, stafi mësimor. Sipas ligjit mbi arsimimin e lartë, që një fakultet (program) të akreditohet, institucioni duhet të ketë potencial të mjaftueshëm mësimor, kurse 70 përqind nga kuadri mësimor duhet të jenë të punësuar të përhershëm në institucion. Këta mësimdhënës duhet të jenë kompetentë, çka vlerësohet posaçërisht gjatë akreditimit. Pikërisht numri i stafit të ëprhershëm mësimor dhe hapësira relevante edhe janë kusht për numrin e studnetëve të regjistruar në një institucion të arsimimit të lartë. Këtu çalojnë shumë fakultetet publike, kurse aot private (AAB) janë në përparësi

Besoj se ka ardhur koha që të flitet për institucione të mira dhe të këqija dhe të lihet anash fakti nëse është privat apo publik. Kur jemi të fakultetet private vlen të theksohet se vetëm disa vite më parë kemi pasur situatën e monopolit absolut shtetëror, kurse tani kemi ardhur në një situatë ku (bashkë)ekzistojnë edhe të parët edhe të dytët. Qëllimi i përgjithshëm, pos numrit, do të duhej të ishte kualiteti i atyre që e mbarojnë fakultetin. Njëra prej mënyrave për arritjen e këtij qëllimi është konkurrenca, e cila është proces i paevitueshëm dhe i domosdoshëm. Konkurrenca tashmë ekziston, kryesisht në shkencat shoqërore-humanitare, më rrallë në ato shkencore. Konkurrencë nuk ka vetëm ndërmjet fakulteteve publike dhe private, por edhe më shumë ndërmjet vetë këtyre të fundit. Konkurrenca kontribuon në shtimin e kualitetit, ngase shkakton dështimin e atyre të këqijve dhe rrit mesataren. Kjo gjithashtu ndikon që të këqijtë përpiqen ta rrisin kualitetin.

Duhet theksuar se në botë që moti nuk flitet për dallim ndërmjet fakulteteve private dhe atyre publike, por cila diplomë është më e mirë, më prestigjioze, pas cilës qëndorn njohuria.

Pra, si ta zgjedhim fakultetin?

Në bazë të një studimi mbi zgjedhjen e studimeve, disa prej arsyeve përse nxënësit e shkollave të mesme zgjedhin universitet private apo publik janë, si vijon.1

Pyetja e parë lidhur me arsyen e zgjedhjes së fakultetit publik apo atij privat, kurse përgjigja ka qenë – shkaku financiar. Numri më i madh i maturantëve që e kanë zgjedhur fakultetin privat varen nga buxhei i prindërve.

Kriteri më i rëndësishëm me rastin e regjistrimit të fakulteteve private është mundësia e puniësimit. Mbi 75 përqind të studentëve të ardhshëm mendon që në fakultetet private fitohet më shumë njohuri praktike. Fakultetet private kanë imazh më të mirë se ata publik në sytë e maturantëve, para së gjithash për shkak të paraqitjes më të mirë të marketingut dhe kushteve për studim. Lehtësinë e studimeve në fakultetet private e kanë theksuar 25 përqind të respondentëve, kurse rreth 25 përqind prej tyre e kanë potencuar konkurrencën më të vogël për pranim.

Nga këndvështrimi i maturantëve, fakultete private janë më të organizuara se ata publike edhe në aspektin administrativ edhe atë arsimor, pikërisht kjo edhe shihet si përparësi e madhe me rastin e zgjedhjes së studimeve. Koha e nevojshme për mbarimin e studimeve, sipas mendimit të maturantëve, është më e shkrutër në institucionet private se në ato publike. Aty punohet në mënyrë më efikase, komunikimi me profesorë është më i mirë dhe nuk ka prolongime provimesh, me një fjalë janë kushtet më të favorshme për ata që dëshirojnë të studiojnë. Kësaj do t’i shtonim edhe një element tejet me rëndësi, përparësia e fakulteteve private është në harmonizimin më të shpejtë me deklaratën e Bolonjës, ragimin më të shpejtë ndaj kërkesës së tregut si dhe përgatitjen e kushtet për mësim.

Besojmë se ka ardhur koha që ministria të qëndrojë larg ndarjes së fakulteteve në private dhe publike dhe të mundësojë zhvillimin e garës së kualitetit, duke u pozicionuar si gjykatës i rezultateve. Nuk janë të gjithë fakulteteg publike të mira vetëm ngase janë publike, këte e tregoi edhe hulumtimi i fundit i pavarur, sipas cilit AAB qëndron shumë më lart se të gjithë universitetet tjera publike, pos atij të Prishtinës. Në anën tjetër, fakultetet publike janë të ngadalshëm, për shkak të administratës joefikase, kurse përparësi e fakulteteve private është që janë më fleksibilë, i përjgigjen më mirë (më shpejt) nevojave të kohës në të cilën jetojmë. Në fakultetet private gërshetohen më lehtë disa disiplina, e kjo është imperativ i shekullit XXI.

Prandaj dallimi më i madh i fakultetit privat dhe publik nuk është më lehtë a më vështirë, por qasja ndaj dijes. Fakultete private janë ato që shkojnë në hap me kohën, aplikojnë e programeve dhe të mësimdhënësve, si dhe ofrojnë njohuri praktike.

 

You Might Also Like