Viti

Kryetari Haliti me bashkëpunëtorë, vizitoi objektin në ndërtim të SHF “Halil Alidema“ në Pozharan

 Kryetari i komunës Sokol Haliti më bashkëpunëtor,  ka vizituar të premten e Objektin në ndërtim të Shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan ku nga afër ka pa edhe punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e këtij objekti me rëndësi për nxënësit dhe arsimtarët e këtij lokaliteti të komunës së Vitisë.

Duke shprehë dëshirën dhe duke inkurajuar  punëtorët që janë duke punuar në ndërtimin e këtij objekti shkollor, kryetari Haliti është shprehur i bindur se deri në muajin Tetor ose më së largu Nëntor të këtij viti, nxënësit dhe arsimtarët do të punojnë në këtë shkollë që është  i standardeve evropiane.

Rreth punëve që janë duke u zhvilluar me një intensitet të lartë që nga muaji mars i këtij viti në ndërtimin e këtij objekti, kryetarin Haliti e ka njoftuar Bujar Morina , kryepunëtor i ndërmarrjes “AREA” e cila është duke e ndërtuar këtë objekt, i cili sipas tij, është i standardeve evropiane dhe që ka rreth 1800 metra katror hapësirë dhe  financohet nga MASHT-i. ” Ne jemi duke bërë të pamundurën  që këtë objekt ta përfundojmë deri nga fundi i këtij viti, por po bëjmë çmos që të njëjtin ta përfundojmë ndoshta  më herët, por krejt kjo do të mvarët edhe nga kushtet atmosferike dhe rrethanat tjera”, kë thënë Morina.

Ndryshe ky objekt që është në ndërtim e sipër është njeri ndër më të mëdhenjtë në komunën e Vitisë e ku mësimet do ti vijojnë rreth 1000 nxënës dhe për të Ministria e Arsimit ka investuar rreth 1.5 milion euro. Aziz Zuka

You Might Also Like