Viti

Kryetari Haliti vizitoi stafin mjekësor të QKMF-së pas përkeqësimit të gjendjes në këtë komunë me të infektuar nga KOVID 19

 

Për tu njoftuar më për së afërmi me punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot  këtë qendër, ku me stafin e saj ka biseduar  veqmas  rreth shërbimeve që po u jepen qytetarëve në këtë kohë të pandemisë. Dihet se në fundjavën që shkoi, janë paraqitur raste të reja të infektuarëve, me që rast janë shënuar edhe gjashtë vatra të infeksionit në komunën e Vitisë.U bë e ditur se nga testimi i fundit gjashtë persona në këtë komunë,  kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. Të prekurit janë nga Skifteraj, Zhitia, Verbani, Pozharani, Begunca dhe Sllatinë e Epërme.

Në të kaluarën vendbanimet të cilat ishin vatër e infeksionit me vendim të Qeverisë ato izoloheshin dhe nuk lejohej qarkullimi në ato fshatra dhe se policia kujdesej për zbatimin e vendimeve. Mirëpo këto masa janë larguar dhe se Qeverie e re deri tani nuk ka shprehur vullnet që të rikthejë ato masa.

Pas kësaj vizite, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, deklaroi  se ata janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave me të cilët po bisedojnë për menaxhimin e situates,duke  shtuar se njësitë policore vazhdojnë të mbikëqyrin familjet që janë në vetizolim.

“I kemi lutur që të respektojnë masat të cilat rekomandohen nga Instituti i Shëndetit Publik e  po vazhdojmë të komunikojmë me strukturat e fshatrave me qëllim që të menaxhojmë situatën më mirë. Policia ka shtuar vizitat dhe natyrisht është duke i vëzhguar rastet të cilat janë në vetizolim”, ka thënë ai.

E Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Dr.Vjollca Kadolli, ka deklaruar se me shtimin e rasteve ata kanë shtuar edhe angazhimin e tyre dhe se ata të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar u është rekomanduar të vetizolohen për 14 ditë. Ajo bën të ditur gjithashtu se në këtë Komunë gjithashtu janë kryer testime të reja.Gjithsejt 21 është numri i të prekurve, 6 raste të fundit. Skifteraj, Zhiti, Verban, Pozheran, Beguncë dhe Sllatinë e Epërme. Ende nuk është rekomanduar ndonjë masë tjetër, por u është thënë familjeve që të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë ngase kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Kemi testuar shumicën sot dhe tash të shohim rezultatet më vonë”, ka thënë Dr.Kadolli.Aziz Zuka

You Might Also Like