Sportet luftarake

Kryetari Haziri uron karateistin Elhami Shabanin pasi u shpall nënkampion ballkanik

 

Gjilan, 16 tetor 2021 – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar karateistin Elhami Shabanin, i cili u shpall nënkampion i Kampionatit Ballkanik të Karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

 

Kryetari Haziri tha se ndjehet krenar me sukseset e vazhdueshme të Elhami Shabanin, sikur edhe me këtë të fundit.

 

“Urimet më të përzemërta Elhami Shabanit tonë, i cili u shpall nënkampion i Kampionatit Ballkanik të Karatesë, në Poreç të Kroacisë. Karateisti ynë na ka bërë krenarë gjithmonë me sukseset e mëdha në karrierë. Sukseset e tij dhe të sportistëve të tjerë ia rikonfirmojnë Gjilanit epitetin Kryeqytet i Sportit”, ka thënë kryetari Haziri.

 

Ndryshe, Elhami Shabani, i cili merret tash e 22 vite me karate, është shpallur disa herë radhazi sportist i vitit në Gjilan, nga juritë profesionale.

 

Shabani është shpallur 16 herë kampion i karatesë në Kosovë, 11 herë kampion mbarëkombëtar, nënkampion i europian me ekiporen e Kosovës, sikurse edhe që është ranguar i pesti në botë për universitete dhe qindra medalje e nëpër turne kombëtar e ndërkombë​tar. 

You Might Also Like