Sportet luftarake

Boksieri profesionist Leotrim Rexhepi përkrahet nga “AR Katana”

Në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” më 12 nëntor të këtij viti, boksieri gjilanas Leotrim Rexhepi do të përballet me boksierin hungarez Istvan Kovacs. Ky është meç në kuadër të boksit profesionist.

Boksieri Leotrim Rexhepi për këtë meç ka kërkuar përkrahje financiare, kurse i menjëhershëm ka qenë reagimi i afaristit gjilanas Muhamet Hajrullahu që menjëherë i ka dalë në ndihmë. Ai është pronar i kompleksit banesor “Ar Katana”.

Hajrullahu këtë të hënë ka mirëpritur boksierin Leotrim Rexhepi dhe i ka ofruar përkrahje, kurse boksieri është shprehur tejet i lumtur për përkrahjen.

“Jam tejet i lumtur që kam përkrahjen e juaj, besoj dhe shpresojë fuqishëm që s’do të ju zhgënjejë”, ka thënë boksieri që më 12 Nëntor 2022, me kundërshtarin e tij nga Hungaria Istvan Kovacs.

You Might Also Like