Sportet me dorë

Banka Ekonomike sponsor i Klubit të Volejbollit Drita Femrat

Banka Ekonomike sponsor i Klubit të Volejbollit Drita Femrat

Banka Ekonomike po vazhdon me angazhimin dhe mbështetjen për sport dhe vlera të përbashkëta shoqërore, në këtë drejtim kemi vendosur të mbështesim Klubin e Volejbollit Drita Femrat nga Gjilani.

KV Drita u themelua në vitin 1982 dhe është një nga klubet më të suksesshme në Kosovë i cili zhvillon garat në super ligën e Kosovës.

Disa nga arritjet e klubit janë:

· Kampion në ligën rajonale të Kosovës në vitet 1984-1989
· Kampion i Kosovës në vitet 1993- 1998 dhe 2016- 2022
· Fitues të kupës së Kosovës në vitet 1992-1996 dhe 2014-2022
· Fitues të Super kupës së Kosovës në vitet 2015- 2020
· Fitues të Kupës së FVK në vitet 2015-2018

Klubi KV Drita Femrat ishin pjesëmarrëse për herë të parë në historikun e Volejbollit Kosovar në CEV Champions League në vitin 2016.

Banka ka premtuar mbështetjen e mëtejmë të klubeve sportive, me qëllim që të krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillim dhe rritje të cilësisë së sportit.

Banka Ekonomike
Mendon për ty!

You Might Also Like