Gjilan

Kryetari i Gjilanit po qëndron në Greqi

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po qëndrojn për vizitë në Athinë të Greqis.

Kryetari Hyseni ka zhvilluar në kuadër të kësaj vizite është takuar edhe me Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku sëbashku kanë biseduar për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë.

Shkrimi i plotë:

📍Athinë, Greqi 🇬🇷

Në Bashkinë e Athinës, zhvilluam një takim miqësor me Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Diskutuam për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, e veçanërisht Athinës; si dhe tema të tjera me interes për të dyja palët🇽🇰🇬🇷.

🤝 Falënderues dhe mirënjohës për ftesën për pjesëmarrje në konferencën “Samiti i Kryetarëve të Bashkive 2022 Kundër Antisemitizmit”, pjesë e të cilës ishin përfaqësues të shumtë shtetëror si Presidentja e Republikes Helene znj. Katerina Sakellaropoulou, kryetarë të komunave dhe organizata joqeveritare nga vende të ndryshme të botës.

You Might Also Like