Gjilan

Kryetari Alban Hyseni zhvillon takim në Bashkinë e Athinës me kryetarin, Kostas Bakoyannis

Kryetari Hyseni zhvillon takim në Bashkinë e Athinës me kryetarin, Kostas Bakoyannis

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar takim miqësor në Bashkinë e Athinës në Greqi me kryetarin, Kostas Bakoyannis.

Kryetari Hyseni tha se në takim diskutuan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në nivel lokal dhe progresin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, e veçanërisht Athinës; si dhe tema të tjera me interes për të dyja palët.

“Falënderues dhe mirënjohës për ftesën për pjesëmarrje në konferencën “Samiti i Kryetarëve të Bashkive 2022 Kundër Antisemitizmit”, pjesë e të cilës ishin përfaqësues të shumtë shtetëror si Presidentja e Republikës Helene znj. Katerina Sakellaropoulou, kryetarë të komunave dhe organizata joqeveritare nga vende të ndryshme të botës”, tha ai.​

You Might Also Like