Gjilan

Lutfi Haziri ka marr vendimin se a do të kandidohet në tetor

Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, në hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, pak pas mesnate, ka bërë publik një lajm para simpatizantëve të mbledhur para selisë së LDK-së në Gjilan. Lajm të cilin nuk e kishte biseduar as me degën, as me qendrën e as me familjen.

“Në tetor nuk e kam ndërmend të largohem prej këtu, ngase u kam thënë se për asnjë çmim dhe për asnjë detyrë nuk e lë në gjysmë mandatin e kryetarit të komunës. LDK ma ka ofruar dhe më ka dominuar për kryeministër, por nuk munda t’a shkel premtimin që ua kam dhënë juve, andaj ju lus që t’a mbështetni Abdullah Hotin, i cili do t’i qoj deri në fund projektet për Gjilanin”, ka thënë Lutfi Haziri, që sërish i ka quajtur jabanxhi e turistë politikë ata që vijnë për të kërkuar votën në Gjilan e pas datës 11 do të konsiderohen mysafirë.

You Might Also Like