Kuvendi komunal i Vitisë ditë më parë ka prezantuar raportin përkatësisht Informatën e punës së këtij institucioni për vitin 2020.Kryesuesi i këtij institucioni Naim Pira , i cili kryeson Kuvendin komunal për të thuash dy mandate, duke raportuar për punën e këtij institucioni ka thënë për gazeten “Kryelajm”, se viti 2020 është karakterizuar si vit i Pandemisë ku përveq sfidave të shumta dhe me probmet që ka pa gjatë punës ka arritë që në plotni të realizoj parametrat dhe olanin e punës duke marrë vendime dhe duke miratuar raporte të punës si dhe rregulloreve të ndryshme të ardhuar për miratim nga institucionet komunale.
Duke njoftuar për punën që është bërë në periudhën Janar-Dhjetor 2020, dhe të komiteteve funkcionale të këtij institucioni më të lartën të qëverisjës lokale, tha se Kuvendi Komunal i Vitisë, duke u bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe me Statutin e Komunës së Vitisë, ka të themeluar edhe komitete obligative dhe komitetet joobligative.Kuvendi Komunal i Vitisë për periudhën janar-dhjetor 2020 ka mbajtur gjithsej IX mbledhje të rregullta, III të jashtëzakonshme, dhe një I urgjente. Ai tha se gjatë vitit që lamë pas Kuvendi ka miratuar gjithsej 84 vendime, 3 rregullore dhe 2 ndryshim plotësime të rregulloreve, dhe një deklaratë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha kërkesat nga MAPL-ja.
E sipas tij edhe Komiteti për Politik dhe Financa që është komitet obligativ, i cili si çdo vit edhe në këtë vit ishte shumë aktiv, dhe ka mbajtur gjithashtu IX mbledhje. “ Edhe Komiteti për Komunitete gjithashtu është komitet obligativ, i cili këtë vit ka mbajtur VIII mbledhje. Ndërkaq duke folur rreth komiteteve të tjera që janë pjesë ee këtij institucioni, Pira ka thënë se Kuvendi Komunal i Vitisë ka të themeluar edhe komitetet konsultative funksionale si: Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuar, që ka mbajtur V mbledhje të rregullta, Komiteti për Pjesëmarrje të Qytetarëve në Vendimmarrje, që ka mbajtur një mbledhje. Përveç këtyre komiteteve, Kuvendi kishte themeluar edhe komitete të tjera, si: Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale, Komiteti për Shërbime Publike, Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, ka mbajtur I mbledhje të rregullt, Komiteti për Barazi Gjinore, Komiteti për Planifikim, Rregullim të Hapësirave dhe Mirëmbajtjen të Mjedisit.
Por ajo qka brengos është fakti se për skaqe të ndryshme disa nga këto komitete nuk kanë qenë aktive për cka mbetet që këtë vit të angazhohemiedhe më shumë që edhe këto komitete të punojnë dhe angazhohen më shume në mynyrë që edhe këto të aktivizohën.Ajo cka e ka karakterizuar punën dhe agazhimin e Kuvendit komunal është fakti se jemi përpjek që të gjitha vendimet e propozuara si dhe të miratuar në kuvend të jenë konform dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Qeverisjën lokale dhe në këtë drejtim jemi mbase ndër institucionet më të mira sepse të thuash të gjitha këto vendime kanë qenë në përputhje dhe konformë Ligjit.
“Unë si Kryesues i Kuvendit edhe me këtë rast publikishtë falenderoj të gjithë këshilltarët komunal si të pozitës ashtu edhe të opozitës për angazhimin e tyre në punën e seancave komunale edhe pse në disa raste asambleistët opozitar mbase kanë patur vrejtjet e tyre por sido ë të jetë ia kemi arritë që me sukeses të plotë të përfundojmë punën në vitin që lam pas” ka thënë kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira. Aziz Zuka