Drita nga Gjilani është para sfidave të mëdha në garën e Kupës Ballkanike në volejboll.
Vashat e Dritës janë përgatitur maksimalisht dhe synojnë rezultate sa më të mira.
Kryetrajneri Lorik Ilazi shpreson në paraqitje sa më dinjitoze në këtë garë mjaft të fortë.
“Kampionet e Kosovës kane arritur në Kushadasi të Turqisë, ku do të zhvillojnë garat në BVA Balkan Cup.
Mbrëmjen e së mërkurës KV Drita është akomoduar në hotelin zyrtar të ekipeve pjesëmarrëse dhe gjithçka ka shkuar sipas planit”, njofton KV Drita.