Sportet me dorë

KV Drita përforcohet me një lojtare nga Trindadi dhe Tobago

KV DRITA përforcohet në pozitën kryesore, atë të pasueses!

Ekipit tonë i bashkangjitet pasuesja shtatëlartë me përvojë te madhe Renele FORDE.

Renele vjen te Drita pas një pervoje të madhe ndërkombtare e cila luan në pozitë e pasueses që në volejboll është pozita kryesore e organizimit të lojës, që ndryshe kjo pozitë njihet edhe me emrin “Ideatore e Lojës”

Renele FORDE nga Trinidad&Tabago e lindur ne vitin 1990 dhe me një gjatësi 191cm ka një karrierë të bujshme, Renele shumë herë ishte lojtarja më e mirë në shtetin e Trinidad&Tabago dhe gjithashtu anëtare e rregullt e kombtares së saj nëpër shumë kompeticione të ndryshme dhe me nivel të lartë botërorë.

Kariera e Renele FORDE:
Filloj lojën e volejbollit në shtetin e Trinidad&Tabago dhe qysh nga viti 2006 si 16 ishte pjesë e kombtares fillimisht si juniore e mandej edhe seniore ku ishte edhe kapitene e kombtares.

Aktivizimi në kombtaren e Trinida&Tabago-s:
Juniore:
2005-2007 ne kampionatin Karaibeve dhe atë të Kontinenteve në NORCECA, duke qenë shumë fituese e trofeve dhe e Zgjedhur lojtarja më e mirë MVP në vitin 2007 dhe pasuesja më e mirë.

Seniore:
2007-2018 dhe atë nga viti 2015 kapitene e kombtares.
Pjesëmarrëse në garat e Karaibeve, Pan Amerikane si dhe atyre kontinentale NORCECA.
Pjesë e kompeticioneve si:
2009, 2013 dhe 2017 Kualifikimeve për Kampionatin Botërorë,
2017 FIVB World Grand Prix
2018 FIVB World Championship (Pjesë e Kampionatin Botërore me Trinidad&Tabago si kapitene ekipit)

Ekipet ku zhvillojë karrierën:
2008-2010 University of Central Florida “UCF” nga USA në NCAA Division I

2010-2011 Florida International University “FIU” nga USA në NCAA Division I

2017 Svedala VBK nga Suedia në Ligën me kualitatvi Suedeze

2017 Lefke Avrupa Universitetesi nga Qipro Turke Niveli me i lartë, ekip me të cilin fitoj Kampionatin dhe Superkupën dhe vazhdojë deri në ndaljen nga pandemia COVID19

2021 Top Speed nga Taiwan në Nivelin më të lartë

2022 KV Fushë Kosova nga Kosova

Tani e tutje në KV DRITA…

Mirë se vjen në familjen tonë Renele FORDE

You Might Also Like