Sportet me dorë

KV Drita rikthet në pozitën e parë

 

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka rimarr pozitën e parë, duke e mundur Kastriotin e Ferizajt në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë dhe është cilësuar si kryendeshja e tërë kampionatit.

Në setin e parë më të mira kanë qenë vendaset, që kanë ngadhënjyer me rezultat 25:19. Drita u nxe që nga seti i dytë, të cilin e fitoi me rezultat bindës 25:14, kurse dy setet e radhës i fitoi me rezultat identik 25:16.

U duk se pas lëndimit të Fjolla Shabanit, Drita do të ketë vështirësi, por menjëherë Drita u mobilizua dhe në radhët e saja u kthyen Prenga dhe Mehmeti, gjë e cila bëri që sërish të rikthehet loja e vjetër e Dritës, të cilën mjeshtërisht e riktheu kryetrajneri Lorik Ilazi.

Drita pritet që deri në fund të mbajë pozitën e parë dhe edhe sivjet pritet që katërshja e volejbollit femëror në Kosovë të jetë Drita, Kastrioti, Skenderaj dhe M-Technologie.

You Might Also Like