Komunikatë e Degës së LDK-së në Gjilan
Bulevardi Ibrahim Rugova, me mushkëritë e tij, u masakrua pa leje, pa plan urban dhe pa plan zhvillimor, e tash e pesë vite pa mundësi të zonimit.
Prokuroria e Shtetit duhet të veprojë! Komuna, nga kunatat e balldëskat, po trajtohet si çiflig.
Nuk u vazhdua autostrada, nuk u përfundua stadiumi, nuk u punuan rruga e Prishtinës, ajo e Kllokotit dhe e Kumanovës.
Nuk po punohen kolektorët e as impianti, por po prehet e masakrohet Parku i Gjilanit!
‘Projektet e Lutës’, që japin zgjidhje sistemore dhe e ngrejnë Gjilanin në një nivel të ri zhvillimor, kanë siguruar 178 milionë euro financim nga institucionet financiare ndërkombëtare. Fatkeqësisht, mungesa e dijes dhe e vullnetit për t’i zbatuar po i mban këto projekte peng dhe po e privon Gjilanin nga zhvillimi që meriton.
Dega e LDK-së – Gjilan




