Sport Club Gjilani e falënderon Albin Prapashticën për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Pas dy edicionesh të kaluara me fanellën kuqebardh, bashkëpunimi ndërmjet klubit dhe futbollistit ka ardhur në përfundim me skadimin e kontratës mes dy palëve.
Sport Club Gjilani shpreh mirënjohjen e sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga Albin Prapashtica gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit tonë.
Klubi e falënderon Albinin për angazhimin e tij dhe i uron shëndet, suksese dhe arritje të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.





