Sport Club Gjilani e falënderon Udoyen Akpan për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit është mbyllur me mirëkuptim të ndërsjellë, duke i dhënë fund bashkëpunimit gjashtëmujor mes palëve.
Sport Club Gjilani e falënderon Udoyen Akpan për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Klubi mbetet gjithmonë mirënjohës për secilin futbollist që ka qenë pjesë e rrugëtimit tonë dhe i dëshiron Akpanit çdo të mirë në sfidat e ardhshme.





