3 vite që nga prishja e saj dhe ende ura e Badovcit nuk është rregulluar dhe lëshuar për qarkullim. Kjo qeverisje ka dështuar me investime kapitale në të gjithë Kosovën, e më së shumti në Anamoravë.
Cfarë pritet nga një qeverisje qe nuk është në gjendje për një mandat ta përfundojë një urë 38 metra?!
Imagjinoni Autostradën, Impiantin e Ujërave të Zeza, Stadiumin e Qytetit…
Zgjedhjet janë afër, dhe për fushatë këta deputetë, ministra e zëvendës ministra, së bashku me liderin e tyre do të vinë në Gjilan. Natyrshëm, do të duhej të kalonin nga Ura e Badovcit apo nga Autostrada e Gjilanit. Nuk do të kalojnë nga asnjëra!
Andaj, ky turp të ju vijë rëndë mbi supe, sepse qytetarët e Anamoravës nuk do ua pranojnë lehtë këtë mashtrim e zhgënjim!
Autostrada e Gjilanit është nisur në qeverisjen e LDK-së, me LDK-në do të përfundojë!
Hyrje-daljet e qytetit janë nisur në qeverisjen e LDK-së, me LDK-në do të përfundojnë!
Stadiumi i Qytetit është nisur me qeverisjen e LDK-së, me LDK-në do të përfundojë!
Projektet e mëdha të Anamoravës i ka sjellur Lidhja Demokratike e Kosovës!
Gjilanasit nuk harrojnë, Gjilani nuk është veç për vota!
Komisioni për Shërbime Publike i LDK-së në Gjilan,
28 shtator 2024