Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, që ka qenë njëri ndër kandidatët më të denjë për t’u nominuar për kryeministër nga radhët e LDK-së në një postim në faqen e rtij në facebook, ka dhënë arsyet se përse iu dha mbështetje kandidatit Abdullah Hoti. Haziri në postimin e tij ka shkruar:
Pas shkeljes me dy kambë dhe njianshëm të marrëveshjes së koalicionit nga ana e PDK, të cilët e mbështetën mocionin e Nismës, ndihmue edhe nga AAK, VV e Lista Serbe, sipas detyrës kushtetuese dhe mbas konsulltimeve të mbrendshme disa ditore, LDK sot e finalizoi koalicionin parazgjedhor për herë t’parë mbas çlirimit me AKR, Alternativën, Lëvizjen “Vatra”, Lëvizjen për Drejtësi, shoqninë civile e autoritete tjera përfaqësuese në Kosovë.
Ky hap i madh asht ndërmarrë për me e çlirue jeten politike nga ata që shtetin e rrxojnë dhe e ngrisin kur t’dojnë, simbas qefeve dhe interasave të tyne paritake. Koalicioni i qendrës së djathtë, i udhëhequn nga LDK, ka ndërmarrë këtë mision për me e çlirue jeten politike me 11 qershor, që koincidon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, me mbështetjen e parezervë dhe të pakursyeshme të qytetarëve të Republikës, të cilët janë themeli i shtetit tonë.
Dy fjalë për fund, unë personalisht kisha nderin me qenë i nominuem dhe i kërkuem, (sikur edhe dy nënkryetarët tjerë) nga kryetari i partisë, që njani prej neve ta udhëheqim këtë kauzë politike. Por, tuj dashtë me kontribue në rritjen e koalicioeve, në mbështetjen ma t’madhe të qytetarëve, sikur edhe për mos i nxjerr qytetarët e mi të dashtun të Gjilanit katër herë në votime gjatë verës, apo edhe kolegët e mi në Podujevë e Istog, vendosëm me i dhanë mbështetje të parezervë zotni Avdullah Hotit, për të cilin kam me punue natë e ditë drejt fitores plebishitare.
I falëmnerit shumë kryeministrit në detyrë dhe qeverisë për planifikimin e investimeve të mëdha për Gjilanin. Njashtu, nji falënderim i pafund shkon për qytetarët e Gjilanit për besimin e tyne, të cilët i lus që t’na mbështesin në këtë kauzë të re.