Gjilan

Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së ngushëllon familjen Qerimi

Telegram ngushëllimi
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Qerimi me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit e veprimtarit, Selver Qerimi.
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Qerimi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur në Gjilan, Selver Qerimi.
Pëveç sukseseve si afarist, Selverin do ta kujtojmë përgjithmonë si veprimtar e mbështetës i rezistencës për Liri, Pavarësi e Demokraci.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e farefisit.
Miku im Selver, Gjilani nuk do të harrojë kurrë!

You Might Also Like