Gjilan

Lutfi Haziri: Udhëheqja e Gjilanit ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim të detyrave e mungesë vizioni, po e rrezikon të ardhmen e po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur të shtunën konferencë për media, ku ka paraqitur një sërë çështjesh e shqetësime sa i përket avarive në qeverisjen komunale. 

Fillimsiht, mësimnxënia dhe vijueshmëria në vitin e ri shkollor është kërcënuar seriozisht nga udhëheqja komunale, si pasojë e avarive të shumta, me mungesa serioze e personelit dhe plotësim i tyre në parimin e nepozmit dhe vijave të shkurtra, duke i rahatuar familjarët në procesin e arsimit. 

Duke analizuar raportin financiar të gjashtëmujorit, del se gjendja është shumë e keqe. Disa Drejtori të cilat bartin investimet e vogla dhe të mesme, janë me zero investime. Raporti financiar shpërfaq menaxhim e keq të financave, rritjen e shpenzimeve dhe mungesën e investimeve, dhe kjo e prek direkt interesin publik. 

Në anën tjetër, pasqyra e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2022 e nxjerr Gjilanin si komunë e cila përjashtohet nga marrja e granteve dhe pjesëmarrja në instituconet financiare. Ky raport paraqet një pasqyrë të keqe dhe të degraduar dhe një thyrje e asaj që në Gjilan ka qenë krenari e prezantimit dhe e pasqyrimit sepse mobilizimi i 75 milionë eurove të investimeve në infrastrukturë, në Impiant, kolektorë të ujërva të zeza dhe në ndërtim, kanë ardhur në parimin e dy rregullave: disiplina buxhetore në vitin fiskal dhe raporti i auditimit që tregon disiplinën financiare. 

Kjo Komunë, fatkeqësisht, s’ka kryetar. Kjo udhëheqje e Komunës ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim e mungesë vizioni, duke e rezikuar progresin që ne e kemi shkaktuar në të kaluaren e afërt. Po e rezikon të ardhmen, po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja, dhe ia ka garantuar në regres Gjilanit. 

Ky regres nënkupton degradim të projekteve të filluara e mosrealizim të projekteve në shtratin e lumit Mirusha, në shtratin e lumit Stanishorka, në rrugët regjonale nuk kemi zhvillim të punimeve, përkatësisht në rrugën Gjilan-Prishtinë, kemi ndalje të punimeve në rrugën Gjilan-bunari i Përlepnicës, kemi anulim të rrugës nga “Planeti” në drejtim të Banjës së Dobërqanit. Të mos flasim për moszhvillimin e projektit të ndriçimit në fshatra. Ndërkaq, po e ritheksojmë, asnjë arsye nuk kan që të shtyhet impianti për trajtimin e ujërave të zeza të shtyhet deri në vitin 2027. 

Kjo tregon se Gjilani, jo vetëm nga Komuna, por edhe nga niveli qendror, është përjashtuar nga kujdesi në investime publike. Ky degradim nuk mund të ndalet dhe përkundër kësaj, ne besojmë që Kuvendi Komunal, mund të jetë një lloj ure në mës opozitës dhe qeverisë komunale, në mënyrë që në projeksionet zhvillimore të Komunës të mos vazhdojë degradimi.  

Gjilani fatkeqësisht s’ka kryetar. Ai merret me punë periferike e sekondare, duke e përçarë ish-partinë që e kishte partnere të koalicionit e disa organizata, në kohën kur në shtëpinë e tij politike  ka probleme serioze e përçarje të mëdha, ka thënë kryetari z. Haziri.

You Might Also Like