Futboll

Mbyllet pjesa e parë Vllaznimi – Drita, rezultat befasues

Është mbyllur pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Vllaznimit të Gjakovës dhe Dritës së Gjilanit, e cila është e vlefshme për Kupën e Kosovës.

Në një pjesëlojë të parë të dominuar nga ekipi mysafir, Vllaznimi në gjuajtjen e parë në portë ka shënuar.

Në minutën 42, pas një bashkëveprimi të mirë në brendi, Bardhoku ka gjuajtur nga 14 metra nga një pozitë ballore dhe ka mposhtur portierin bullgar të Dritës, Kirev, për rezultatin 1:0 për vendasit.

Drita në këtë pjesëlojë ishte më e mirë dhe pati disa raste të mira shënimi. Ekipit gjilanas iu mohua një gol, me motivacion se pati ndërhyrje të palejueshme në portierin vendas Muhaxhiri. Portieri vendas në mënyrë bravuroze ka pritur një gjuajtje të Krasniqit.

Drita do të mëtojë që në pjesëlojën e dytë të barazojë rezultatin.

Ja përbërjet e ekipeve:

 

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Sahiti, Bardhoku, Beqiri, Syla, Gashi, Dushi, Basha, Rugova, Murati, Vula. Kryetrajner: Ismet Munishi

Drita: Kirev, Osmani, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Krasniqi, Vucaj, Xh.Shabani, Neziraj, Nëabueze. Kryetrajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Driton Preniqi, Gramos Shala

Stadiumi: I qytetit në Gjakovë

You Might Also Like