Viti

Me pastrimin e  hapësirave publike dhe me mbjellën e fidanëve dhe luleve  u  shënua  5 Qershori- Dita e Mjedisit

 

 

Me një aktivitet të përbashkët të shumë mekanizmave që veprojnë në komunën e Vitisë, është shënuar sot 5 Qershori-Dita Botërore e Mjedisit. Përpos Institucioneve komunale, pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, FSK-së, Policisë së Kosovës, Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, Institucionet shëndetësore e shkollore, Ndërmarrjet Publike “Eco Higjiena” dhe “Hidromorava”, Këshillat e fshatrave, Organizatat dhe shoqatat joqeveritare dhe ato të grave, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe qytetarë.

Ky aktivitet u karakterizua me mbjelljen e luleve dhe fidanëve, në qytetin e Vitisë, pastrimi i parkut të qytetit, ngjyrosja e amfiteatrit të hapur tek parku dhe shkrimi i mesazheve vetëdijësuese, si dhe pastrimi i Lumit “Morava e Binçës” dhe hapësirat rreth lumit. E këtij aktiviteti I printe vet I pari I komunës ,kryetari  Sokol Haliti me bashkëpunëtorët. Aziz Zuka

You Might Also Like