LAJME

Mijëra veprimtarë në terren në mbështetje të 5 kandidatëve nga Gjilani dhe të kryeministrit Hoti

 

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka hapur fushatën zgjedhorë të mërkurën.

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që më shumë se 1 mijë veprimtarë të partisë po punojnë natë e ditë në terren, në mbështetje ndaj pesë kandidatëve nga Gjilani dhe të kryeministrit, Avdullah Hoti.

 

Dega e LDK-së në Gjilan garon me pesë kandidatë, të cilët duke qenë personalitete me integritet të lartë njerëzor e profesional, më 14 shkurt do të konfirmohen si deputetë të Kuvendit të Republikës:

 

Lirije Kajtazi me numër 6

Imet Rrhmani me numër 20

Valentina Bunjaku Rexhepi me numër 21

Faton Bislimi me numër 43

Ramiz Ramadani me numër 80

 

Gjilan, 3 shkurt 2021

 

You Might Also Like