Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi pas ndeshjes me Dritën deklaroi:
“Ekipi im tregoi lojë të mirë ndaj Dritës. Si Prishtina ashtu edhe Drita u treguan maksimalisht të kujdesshme në këtë derbi. Prishtinës i mungoi pasimi i fundit para portës. Ekipi i im do të vazhdojë të luftojë dhe të tregojë ndeshje të mira deri në fund të sezonit. Drita ka ekip shumë të fortë, e kemi ditur kënd e kemi përballë. Ishte një ndeshje si një përballje shahu dhe pritej vetëm një gol nga dy ekipet për të përfunduar takimi. Po na mungon pasimi i fundit para portës. Duhet ende të punojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i kënaqur me atë që kemi treguar deri më tani.”