ARSIMI

Nderohen me mirënjohje mësueset veterane të arsimit

Me rastin e 7 Marsit-Ditës së mësuesit, Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë në bashkëpunim me Grupin e Grave, u ka ndarë mirënjohje mësueseve veterane të arsimit, të cilat me përkushtim të madh edukuan breza të shumtë. Me këtë rast, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, u shpreh se puna e palodhshme, sakrifica, përkushtimi për vite të tëra i mësueseve tona në edukimin e fëmijëve, është fryt i të arriturave në gjitha fushat.

Prandaj, ne këtë ditë të veçantë që personifikon kontributin e mësueseve tanë, jam shumë i nderuar për të iu uruar por edhe për t’iu ndarë mirënjohje për atë kontribut që keni dhënë. Me një rasti të pranishmit ju janë drejtuar edhe Xhilsime Qamili, ish kryetare e Grupit të Grave dhe Kryetarja aktuale e këtij grupi, Valbona Haziri. Kurse disa nga mësueset thanë se ato ndihen të nderuar për këto mirënjohje.Aziz Zuka

You Might Also Like