Ju njoftojmë se kemi mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Florent Ramadani.
Kërkesa për ndërprerjen e parakohshme të kontratës erdhi nga vetë lojtari, ndërsa klubi e mirëkuptoi kërkesën e tij dhe vendosi ta lirojë.
Klubi FC Drita e falënderon Florentin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.




