Sportet me dorë

Ndërroi jetë ish-futbollisti, pedagogu e kryetari i KH Drita Muharrem Halimi

 

 

Në moshën 64- vjeçare ka ndërruar jetë Muharrem Halimi, ish-futbollisti i cili i ka kaluar të gjitha kategoritë në futbollin gjilanas, duke treguar cilësi të larta të futbollistit.

 

Halimi njiherit ishte edhe profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan, ai la gjurmë ta pashlyera në cilësinë e profesorit duke edukuar nxënësit për një jetë më të mirë.

 

Muharrem Halimi asnjëherë nuk ju nda sportit, e donte rininë dhe dëshira e tij ishte që të rinjtë të merren me sport.

Duke e parë gjendjen e vështirë në KH Drita në konkurrencën e femrave, tani e disa vite Muharrem Halimi arriti t’a komponoj këtë klub me të gjitha strukturat organizative siç është më së miri, dhe premtonte se qysh në vitin e ardhshëm skuadra e Dritës do të garon në Kupat evropiane, por vdekja e hershme dhe e papritur nuk e lejoi që këtë ëndërr ta bën realitet.

 

Muharrem Halimi ishte një qytetar i devotshëm, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.

 

Familjes, qytetit, nxënësve e hendbollisteve të Dritës, do t’ju mungon me të madhe Muharrem Halimi.

Varrimi do të bëhet  në varrezat e qytetit në Gjilan, në ora 17:30.

You Might Also Like