Futboll

Ndeshjet e Kupës së Kosovës shtyhen për të enjten

Ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës të parapara të luhen më 27 nëntorë janë shtyerë për një ditë më vonë, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Informacioni u është kumtuar tashmë klubeve dhe shumë shpejtë pritet të bëhet publike edhe nga FFK.

Pra, ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen të enjten me fillim nga ora 12:30.

Ky vendim ka ardhur pasi që e mërkurja është shpallur ditë zie në Kosovë, pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, me ç’rast pati dhjetra të vdekur.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like