Viti

Në 29-vjetorin e themelimit të degës së LDK në Viti, po aq të rinj aderuan në këtë subjekt politik

 

Në ambientet e restaurantit “Lindi” në Viti, Subjekti më i madhë politik në Viti, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Viti shënoi sot 29 -vjetorin e themelimit të dy forumeve të saj, të gruas dhe atij të rinisë.

 

 

Me këtë rast, LDK pati një manifestim ku u diskutua për rëndësinë e forumeve në fjalë në kuadër të Degës së LDK-së në Viti, si dhe për zhvillimet e fundit politike në këtë komunë si dhe në pushtetin qendror.

Pjesë e shënimit të këtij përvjetori, përveç drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve ishin edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, Sokol Haliti, kryetari i Vitisë, dhe i degës, deputetja Lirie Kajtazi dhe të tjerë.

Haliti e Haziri, falënderoi të gjithë veprimtarët e LDK-së që i kontribuuan shumë kohërave dhe të gjithë aktivistët që sot po angazhohen që shpejt ta rikthejnë Lidhjen Demokratike të Kosovës në qeverisjen e shtetit.

Poashtu në këtë 29 vjetor kryetari i degës së LDK-së në Viti, Haliti, kujtoi të gjithë ata që vepruan dhe punuan për LDK-në dhe Komunën e Vitisë.

Në manifestimin e kremtimit të 29 vjetorit të themelimit të dy forumeve, 29 të rinj vitias ju bashkuan këtij subjekti politikë për të cilin u tha se është adresa e vetme e rinisë kosovare në fushën e politikës.

U tha se LDK e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, është partia më e madhe në vend dhe se fryma rugoviane e kësaj partie nuk do të shuheet kurr !.Aziz Zuka

You Might Also Like