Viti

Hasan Alia, riemërohet nënkryetar i komunës së Vitisë

Pas përfundimit të procedurave përkatëse ligjore të krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit, betimit të kryetarit të komunës dhe konstituimit të Kuivendit të ri të Komunës së vitisë , Kryetari i i rizgjedhur i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në kuadër të ndërtimit të organeve udhëheqëse komunale, ka emëruar edhe Nënkryetarin e Komunës së Vitisë. Nënkryetar i Komunës së Vitisë, për katër vitet e ardhshme, do të jetë Hasan Aliu i cili këtë postë e ka pasur edhe në ekzekutivin e kaluar. Emërimi e nënkryetarit, e ka konfirmuar edhe vet Hasan Aliu , por që nuk ka dashur të jap informacione se kur do të bëhet edhe emërimi i drejtorëve të drejtorive komunale duke thënë se kjo është çështje e kryetarit të Komunës. “Kryetari e ka emëruar nënkryetarin e komunës dhe unë Hasan Aliu do të jem sërish në këtë pozitë”, ka thënë ai i cili edhe mandatin e kaluar kishe shërbyer në këtë pozitë.Pas betimit të kryetarit dhe këshilltarëve komunalë si dhe me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal pritet që në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari të bëjë edhe emërimin e drejtorëve të Drejtorive komunale, por se kur kjo do të ndodh zyrtarë të komunës nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar e se a do të ketë ndryshime nëë përbërjen e re të Ekzekutivit të kësaj komune mbetet të shihet e për këtë do të vendos kryetari I komunës Sokol Haliti.Aziz Zuka

You Might Also Like