Në një moment delikat, Dritën e Gjilanit e pret një ndeshje e vështirë e volejbollit. Vashat gjilanase do të përballen në Mitrovicë me Skënderajn e trimëruar. Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi, kohëve të fundit kishin pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:3. Krejt kjo erdhi pas lëndimit të lojtares më të mirë në Kosovë, Fjolla Shabani, por besohet se kryetrajneri Lorik Ilazi, në mbrëmjen e kësaj të mërkure do të gjejë çelësin e fitores.
Ja postimi i plotë i KV Drita:
GJYSMËFINALJA E KUPËS SË KOSOVËS
KV DRITA përballë ekipit të KV Skenderaj
Do të zhvillohet gjysmëfinalja e kupës së Kosovës në volejboll ku vashat tona do të takohen me ekipin e KV Skenderaj.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën Minatori në Mitrovicë ku me fitore eventuale, vashat tona do të plasohen në finale!
Në këtë garë, KV DRITA në pesë vitet e fundit është stolisur katër herë radhazi me kupën e Kosovës.
Klubit tonë tani e disa ndeshje është duke i munguar lojtarja më e mirë e ekipit, Fjolla Shabani e cila është lënduar në ndeshjet e kombëtares së Kosovës dhe normalisht që do të jetë një mungesë e madhe, por që lojtaret që janë në dispozicion të ekipit janë mjaftë të motivuara për këtë ndeshje.
E mërkurë 20.03.2019
Ora: 18:00
KV Skenderaj vs KV DRITA
Palestra “Minatori” Mitrovicë