Viti

Në Viti shënohet Ditës e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Me rastin e ditës së Kushtetues së Republikës së Kosovës, Komuna e Vitisë ka mbajtur të premten një takim me nxënës të shkollave të mesme në Viti. Gjatë këtij takimi fillimisht u mbajtën dy ligjërata për kategoritë kushtetuese si: Qeverisjen Lokale dhe Organizimin Territorial dhe e drejta e Qasjes në Dokumente Publike. Gjatë këtij takimi nxënësit kanë parashtruar edhe pyetje.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fillim të këtij takimi, tha se ky takim po mbahet për nder të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, duke potencuar se organizimi i tij u bë nën përkujdesjen e kryetarit, Sokol Haliti. Kurse Fatbardha Emini, juriste nga Vitia njëherit edhe Drejtoresh për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka mbajtur ligjëratën ku është folur mbi kategoritë Kushtetuese si: Qeverisjen Lokale dhe Organizimin Territorial. Ndërkaq Mustaf Mehmeti, Zyrtar për shqyrtimin fillestar të kërkesave për Qasje në Dokumentet Publike në Viti, ka folur mbi të drejtën e qasjes në dokumentet publike.Aziz Zuka

You Might Also Like