Viti

Në Viti u bë lansimi i fushatës edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”

 

 

Shkolla  fillore e mesme e ulët ” Dëshmorët e Vitisë” në Vitii, ishte vendi prej nga sot në këtë komunë  është bërë Lanësimi i kampanjës edukative “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor” projekt ky që do të realizohët nga organizata “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me Komunën e Vitisë.

 

Në këtë ngjarje ishin pjesmarrës  Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Luan Hasanaj nga Organizata “Let’s Do It Kosova” si dhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini dhe të tjerë të cilët në prani të nxënësve kanë shpjeguar rëndësinë e këtij projekti të përbashkët.

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë lanësimit të kësaj fushate bëri me dije se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj ka punuar shumë në fushën e pastrimit dhe mbrojtjes së mjedisit duke shtuar se ata do të vazhdojnë të punojnë për një mjedis sa më të pastër për të gjithë.

 

Në fjalën e tij Kryetari Haliti, tha  se mjedisi duhet të mbahet i pastër nga të gjithë si dhe theksoj se gjeneratat e reja e luajnë një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e mjedisit.

 

Kurse Luan Hasanaj, nga Organizata “Let’s Do It Kosova” ju bëri thirrje të gjithë komunave të Kosovës që të ndjekin shembullin e komunës së Vitisë, në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

 

E  më pas në Shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, është mbajtur edhe ora e parë që ka të bëjë me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe atë nga Prof. Alban Hyseni. Ndryshe, në kuadër të këtij projekti do të përfshihen 20 shkolla të komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like