Shëndeti

Në Viti u organizua aksioni për dhurimin e gjakut “Dhuro gjak-shpëto jetë”

Në qendër të  qytetit të Vitisë, organizuar nga komuna e Vitisë, përkatësisht nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është zhvilluar aksioni për dhurimin  vullnetar i gjakut.

E për tu njoftuar  më për së afërmi për rrjedhën e këtij aksioni, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrusha Ahmeti dhe Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë vizituar nga afër ekipin mjekësor dhe vullnetarët e gjakut.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal kanë falënderuar ekipin dhe qytetarët vullnetar që po marrin pjesë në aksionin „Dhuro gjak-shpëto jetë“ duke potencuar edhe rëndsinë e dhurimit të gjakut. Aziz Zuka

You Might Also Like