Muzikë

Nisi festivali i Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet mbarëshqipëtare

Në kuadër të aktiviteteve kulturore që po zhvillohen në komunën e Vitisë, mbrëmë në Viti, me një soleemnitet rasti, është hapur edicioni i 18-të i Festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare, ngjarje kjo që mbahet në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2018”.

Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti e shpalli të hapur këtë festival i cili ndër tjerash tha se falë Flakdanit të Karadakut në Viti po bëhen bashkë sportistë e artistë nga të gjitha viset shqiptare. Në natën e parë të

Festivalit “Flakadani i Karadakut 2018” mbrëmë para publikut vitias, kanë përformuar si ansamble garuese: Grupi i Vallëzimit “Rinia” Spreitenbach-Zvicër, Ansambli “Shqiponjat” nga Shkupi, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Minatori i Ri” nga Kishnica si dhe AKV “Hasan Prishtina” nga Vushtrria. Kurse me repertorin e saj/ jo garues/ është paraqitur edhe Ansamblit “Jonuz Ramdani” nga Smira e Vitisë. Festivali do të vazhdoj edhe në dy netët e ardhshme me prezantimin e grupeve tjera pjesmarrëse në këtë Fastival.Aziz Zuka

You Might Also Like