Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është ndarë i kënaqur me reagimin e futbollistëve në këtë ndeshje pas dy rezultateve negative në javat e kaluara.
“Futbollistët reaguan pas dy ndeshjeve negative dhe duhet t’i përgëzuar për luftën dhe angazhimin e bërë. Nuk e lejuam kundërshtarin që të na rrezikojë, ndërkohë që e patëm lojën nën kontroll. Ndeshjen e fituam me meritë”.
“Ishim në një moment të keq dhe reaguam mirë. Duhet ta ulim kokën dhe të punojmë. Kemi katër ndeshje deri në fund dhe duhet t’i fitojmë të gjitha duke shpresuar në gabimin e kundërshtarëve”, Ardian Nuhiu.