Edhe në fund të vitit mësimor, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan vazhdojnë të shkëlqejnë në garat republikane, duke sjellë medalje, kupa e shpërblime, të cilat po e bëjnë krenare jo vetëm këtë shkollë, por edhe Gjilanin.
Javën që shkoi dy mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Dinore Kastrati, profesoreshë e biologjisë dhe Islam Zuzaku, profesor i Kimisë, bashkë me nxënësit e tyre, në kuadër të një projekti që ka të bëjë me përkrahjen e vajzave në shkencë, ngjarje kjo që përkrahet nga Ambasada e SHBA-ve dhe Universiteti Amerikan i Kosovës /AUK/ kanë prezantuar disa eksperimente, gjë të cilat u pëlqyen së tepërmi dhe u vlerësuan lart, andaj kjo shkollë solli disa shpërblime të çmueshme.
Siç ka theksuar Islam Zuzaku, profesor i Kimisë, në këtë lëmi nxënësit demonstruan tri eksperimente se si përfitohet pasqyra përmes reaksioneve kimike, vetitë e dioksidit të karbonit dhe mundësia e shfrytzëimit të lakrës së kuqe si indikator në kimi me një kosto shumë të ultë.
Nxënëset u vlerësuan lartë nga organizatorët dhe pjesëmarresit e panairit për punën e tyre. Tre grupet e kimisë u shpërblyen me një laptop, me medalje dhe iu ndanë mirënjohje. Gjitashtu falenderojmë Aurita Mujin ish- nxënëse e shkollës sonë dhe tani absolvente në kiminë inxhinierike për angazhimin e saj si asistente për t pëunuar me tre grupet e vajzave.
Edhe në lëndën e biologjisë që udhëhiqej nga profesoresha Dinore Kastrati kanë marrë pjesë me tre grupe të vajzave, të cilat bënë disa eksperimente në biologji, të cilët janë pëlqyer shumë dhe janë shpërblyer me laptop, mirënjohje dhe medalje.
Shih për këtë, drejtoria e shkollës ka organizuar një pritje për nxënësit dhe profesorët fituesë. Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka theksuar se sivjet titujt nuk kanë të ndalur dhe në vazhdën e shumë sukseseve vijnë edhe dy, kësaj radhe nga shkencat e biologjisë dhe të kimisë.
“Ju lumtë për sukseset e arritura. Na keni bërë krenarë dhe ne si shkollë do të mundohemi që t’ua krijojmë të gjitha kushtet për punë të mëtejme”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, derisa zëvendësdrejtori Agim Asllani ka theksuar se këto rezultate janë dëshmi e punës së madhe. “Ne jemi krenarë për punën që e keni bërë edhe ju përfituat nga kjo provojë. Eksperimentet tuaja ishin më të mirat dhe këto rezultate le të shërbejnë për punë të mëtejme”, ka thënë zëvëndesdrejtori Agim Asllani.
Ndryshe, Islam Zuzaku, profesor i Kimisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” thekson se në këtë shkollë ka kushte të mira për punë, ngase ekziston kabinetii i kimisë, por që ka mundësi që të bëhet edhe më tepër e ngjashëm është shprehur edhe mësimdhënësja e biologjisë, Dinore Kastrati, e cila ka theksuar se shkolla e jonë ka nxënës të mirë, nga të cilët pritet shumë në të ardhmen.
Nxënësja Isra Miftari, që sivjet është maturante, ka falënderuar mësimdhënësit e saj për punën e bërë, kurse për sukseset e arritura ka thënë se ato janë një motiv shtesë për suksese edhe më të mëdha.
Projekti është i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe administrohet nga Kosovo United States Alumni (KUSA).