Është zvarritur për shumë kohë, por në Kuvendin e Kosovës më në fund janë votuar marrëveshjet ndërkombëtare nëpërmjet të të cilave do të përfitojë edhe Gjilani, për të cilin është paraparë ndërtimi i impiantit milionësh.
Lidhur me këtë votim ka reaguar edhe Rexhep Kadriu, kryetar i degës së AAK-së dhe zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, I cili ka shkruar:
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot votuan pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare, pas një zvarritje të gjatë.
Në mesin e këtyre pesë marrëveshjeve është edhe ajo për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Nuk ka vend për falënderime ndaj deputetëve, sepse janë̈ aty për t’i përfaqësuar qytetarët dhe interesat e tyre, duke i tejkaluar inatet personale e grupore. Gjilani meriton mē shumë se kjo, ndërsa nevojat janë̈ të mëdha.