Teatër

Pas premierës së shfaqjes “God Bless America”

Shkruan: Shemsi Doda

Autor&Regjisor Fatos Berisha
Luajnë:
Mejreme Berisha
Ali Demi
Bashkim Negjipi
Artan Selimi
Aurita Agushi
Alban Shahiqi
Safete Mustafa Baftiu
Gani Rrahmani
Tringa Hasani
Avni Shkodra
Kushtrim Qerimi
Genc Salihu
Ekspresioni “teatri si pandam i jetës” do të thotë se teatri reflekton ose pasqyron realitetin e jetës. Kjo nënkupton se ngjarjet, personazhet dhe emocioni që shfaqen në skenë janë një refleksion i përvojave, dilemave dhe situatave që përballen njerëzit në jetën e përditshme.
Teatri, si formë arti, mund të shërbejë si një mjet për të eksploruar, kritikuar dhe kuptuar aspektet e ndryshme të jetës njerëzore, të cilat mund të jenë të gëzuara, tragjike, komike apo dramatike. Pra, “pandam” në këtë rast do të thotë se teatri është një pasqyrë e jetës me të gjitha nuancat e saj. Tekstin origjinal nuk kam pasë rast ta lexoj por besoj se motivi i këtij teksti u u mor nga emisioni televiziv i Donald Trump-it “The Apprentice” dhe korporatat që shpikën shitjet shtëpi më shtëpimë derë më derë, ku pas parullave dhe sloganeve të mëdha çdo gjë është mall, madje edhe “bibla”. Regjisori përdor shenja dhe simbole për të na bërë të ditur se globalizimi si trend po shkatërron shpirtrat e individëve skllevër të sistemeve komercijale dhe çdo devijim dënohet ashpër.
Loja ;Aktorët ishin të qartë dhe të besueshëm në rolet e tyre dhe arritën të përqonin emocion dhe ndjenja të karaktereve që interpretonin kishin një bashkëpunim perfekt me masë gjuhë trupi zë dhe shprehje që thekson karakteret e gjithsecilit në ketë shfaqje.
Komeditë e situatave si pasqyrim të realitetit në momente humbin peshën dramatike mirpo si tabllo e përgjithshme funksionoi.
Të gjitha elementet tjera ishin në funksion të shfaqjes.
Shfaja u duartrokit gjatë nga publiku në sallë që ishte përplot.

You Might Also Like