Gjilan

PDK në Gjilan takon kryetarët e nëndegëve, u diskutua për gjendjen e rënduar si pasojë e keq qeverisjes komunale

Në takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, kryetari i degës Riad Rashiti informoi për situatën e rënduar në të gjitha institucionet e komunës së Gjilanit, rolin opozitar konstruktiv të PDK-së në Kuvendin Komunal dhe për aktivitetet të cilat do të realizohen në teren gjatë muajit shtator e tutje.

Ndërsa përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të komunës tonë, shprehen shqetësime të panumërta për problemet e mëdha që po përballen qytetarit e Gjilanit dhe të cilët janë tejet të pakënaqur me papërgjegjësinë e institucioneve komunale por edhe të Qeverisë së Kosovës, sepse nuk janë aspak në nivelin e detyrave që i kanë ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit tonë.

Në fokus janë problemet e mëdha në sektorin e Arsimit, një fillim i ri shkollor kaotik për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit si pasojë e mos paisjes me libra shkollor, mos renovimet me kohë të objekteve shkollore, mungesën e furnizimeve me materiale të ndryshme të nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit dhe të mirëmbajtjes higjienike.

E papranueshme është gjendja infrastrukturore në komunën e Gjilanit, ku përveç mungesës së madhe të investimeve, problem tejet serioz është mosmirëmajtja e rrugëve, trotuareve, shesheve e lapidarëve të heronjëve tanë, varrezave të qytetit, ka mungesët të kujdesit në secilin segment të shërbimeve publike.

Parti Demokratike e Kosovës gjatë javëve në vijim do të ndërmerr disa iniciativa për të ngritur vetëdijësimin e drejtuesve të institucioneve komunale, drejtorëve komunal dhe kryetarit të komunës se duhet të këndellen dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Nëse asgjë të re nuk mund të bëjnë dhe të ofrojnë për Gjilanin, së paku duhet të mirëmbajnë për mbijetesë investime e mëdha që kanë ndodhë në dy dekadat e fundit.

Në këtë takim poashtu u diskutua edhe për vendimet e kryesisë degës, që kanë të bëjnë me rritjen e dinamikës së organizimit dhe aktiviteteve me nëndegët, komisionet profesionale dhe Rininë Demokratike të Kosovës.

You Might Also Like