Arbër MUsliu, këshilltar komunal
Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, në një përpjekje të radhës për të njollosur punën e ndershme dhe transparente të institucionit komunal.
Qytetarët i njohin mirë këto tentativa të dëshpëruara,nuk është hera e parë që opozita në mungesë të alternativës, provon të krijojë zhurmë përmes padive të pabaza.
Herën e kaluar, përdorën emra pa dijeninë e tyre,
e kur padia u mbyll si e pabazë, nuk patën guximin të dalin para qytetarëve për ta pranuar të vërtetën. Sot, për herë të parë, PDK vendos të ekspozohet publikisht dhe këtë e bën duke akuzuar Kryetarin se ka punësuar 46 profesionistë në QKMF, në një kohë kur nevojat për shërbime shëndetësore cilësore janë më të mëdha se kurrë.
Ata që dikur kanë udhëhequr me këtë qytet e që sollën papunësi dhe kapje të institucioneve, sot e shohin si “shkelje” faktin që 46 të rinj e të reja profesionistë janë angazhuar për të ofruar kujdes më të mirë për qytetarët. Në vend që ta mbështesin punësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve, ata e sulmojnë përmes padive politike.
Malli që shkarkohet – shitet lirë, nuk ngarkohet më!