Në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” po punohet me të madhe në rregullimin e terrenit dhe gjithçka rreth tij. Nga afër këto punime po i vëzhgon përfaqësuesja e CEV, përfaqësuesja Gabriela Bulgariu, e cila ka dhënë një koment rreth punës që po zhvillohet në palestër.
Punët në organizimin e ndeshjes po punojnë nga dita në ditë. Këtu po punohet me të madhe dhe besojmë se deri nesër në ora 19 kur zhvillohet ndeshja, gjithçka do të duket si ndeshje e Ligës së Kampioneve. Kjo do të jetë ndeshje e parë e Ligës së Kampioneve.
“E kemi parasysh që është hera e parë. Besoj se vitin e ardhshëm do të jetë edhe më mirë. Të gjithë ne po përmirësohemi. Kjo është vetëm një ndeshje volejbolli. Besoj se nesër gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë rumunia Gabriela Bulgariu.