Teatër

Përgjegjësi i sektorit Komunal të Kulturës, duhet ta thotë të vërtetën

Shkruan: Arzie Nuhiu, Komisioni për Kulturë, Rini e Sport i PDK-së

Në mbledhjen e Komitetit për Kulturë, Rini e Sport në të cilën për çështje të njëjta u informuam nga të dy përfaqësuesit e kulturës  – nga koordinatori i NKRS dhe përgjegjësi i sektorit për kulturw, me ç’rast ngritëm çështje rreth aktiviteteve kulturore për gjysëmvjetorin e dytë të vitit 2016 si dhe çështjen e rikthimit të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, shuarja e së cilës ka qenë gabim, ndërsa inicimi për ndryshime Statutare përmes së cilave kërkohet rikthimin e kësaj drejtorie, e vlerësojmë si dështim të këtij pushteti.

Përgjegjësi i sektorit për Kulturë, Kujtim Shahiqi, ka deklaruar se “përgatitja e gjashtë premierave brenda një viti, nga një teatër që është përballur me probleme teknike -juridike, është aktivitet që nuk e kanë arritur as teatrot në rajon”.

I kujtojmë z. Shahiqi se, shfaqja “Jetë me qira” dhe shfaqja “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, kanë filluar në dhjetor të vitit 2015, ku shfaqja “ Jetë me qira” është dhënë premierë në Fest “Talia e Flakës” 2016, shfaqja tjetër “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, në dhjetor i ka mbaruar provat me tekstin, e më pas janë ndërprerë në janar, për t’i dhënë përparësi shfaqjes “Jetë me qira”, meqë hapej festivali dhe që të dyja paralele për prova në skenë, ka qenë e pamundur.

Po ashtu ju rikujtojmë se pas festivalit, kanë filluar problemet me aktorët e teatrit që ishin pa kontratë, problemi për konkursin e aktorëve etj, dhe për këtë kjo shfaqje është dhënë premierë në korrik të 2016, e që të dyja këto shfaqje ishin projekte të vitit 2015, të cilat i kemi shqyrtuar në njërën nga mbledhjet e Komitetit në vitin 2015.

 

Shfaqja për fëmijë “Lulja dhe Shega”, është shfaqur në disa repriza të organizuara me nxënës, shfaqje kjo e realizuar në vitin 2010, por që në reprizën e fundit janë ndërruar dy aktor, të cilët tanimë nuk janë pjesë e trupës prej 12 aktorëve.

 

Në shfaqjen e dhënë premierë së fundi, e ashtuquajtura bashkëpunim mes Tetarit të Gjilanit dhe teatrove nga Shqipëria e Maqedonia, nuk luan asnjë aktor nga teatri i Gjilanit. Aktori Sabedin Shahiqi tashmë është i pensionuar dhe i njëjti është kryetar i bordit të teatrit, e i cili ditën që ka publikuar anulimin e konkursit për drejtor të teatrit, e ka filluar këtë projekt, e që rolin e ndanë për vete, ndërsa këtë projekt e mbështetë me 4 mijë euro në emër të Komuna e Gjilanit. Pra, e gjithë kjo mund të konsiderohet si punë dhe interes i  bordit të Teatrit të Gjilanit.

 

Vetëm projekti tjetër i filluar “ Im at e donte Adolfin”, është projekt i filluar këtë vit.

 

Prandaj, përgjegjësi i sektorit për Kulturë, nuk mund të thirrët në atë se “Ne si Task – Forcë” e kemi vënë në binarë Kulturën në Gjilan.

 

Problemet dhe dështimet në Kulturë vazhdojnë edhe sot  me mos zgjedhjen e drejtorit të Teatrit, vënia në konkurs e aktorëve, vetëm për të reduktuar numrin e tyre. Aktorët vazhdojnë të mos jenë të sistemuar në buxhet të rregullt, ashtu siç u kanë premtuar.

Stafi teknik i teatrit ende është pa kontratë të punës edhe në këtë fund vit.

 

E, që punët në Kulturën e Gjilanit nuk janë vënë në binarë dhe që komuna ka dështuar në fushën e kulturës, dëshmon edhe rikujtimi që ka bërë aktori Avni Shkodra “deklaratën e zotimit” të nënshkruar nga kryetari i komunës për zhvillimin e sektorit të kulturës, premtim ky elektoral i Lutfi Hazirit, i cili nuk bëri asnjë angazhim për realizimin e atij premtimi.

 

 

 

You Might Also Like